Politike

VIDEO- TRE vendimet e Qeverisë/ Manastirliu: Kryejmë pagesën prej 6 mln dollarësh për vaksinat Pfizer, rritet buxheti për

29 Shtator 2021, 11:39 Nga DOSJA
VIDEO- TRE vendimet e Qeverisë/ Manastirliu: Kryejmë pagesën prej

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka miratuar kryerjen e pagesës 6 milionë dollarë për mbi 500 mijë doza vaksine Pfizer të cilat do të vijnë në Shqipëri brenda këtij viti. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur këtë vendim për mediat e pranishme, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit. Manastirliu tha se pagesa do të kryhet për të plotësuar nevojat që i duhen Shqipërisë në mënyrë që të arrijë targetin e caktuar për vaksinim. Dy vendimet e tjera të Qeverisë për sektorin e shëndetësisë lidhen me rritjen e buxhetit të spitaleve në vend. Ministria zbuloi se deri më tani janë vaksinuar 1,7 milionë qytetarë ndërkohë që në vend kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksinash.


Qeveria ka miratuar tre vendime. Unë dua të komunikoj vendimin e qeverisë shqiptare për kryejen e pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë këtë vit. Do të vijnë këtë vit pasi janë në funksion të programit anti covid. Bëhet e mundur pagesa e 6 milionë dollarë, për ardhjen e këtyre dozave, për të plotësuar nevojat që na duhet për të rritur nevojat vaksinale. Jo vetëm që kemi rritur plotësimin e nevojave për vaksinat, kemi arritur që deri tani të kenë mbërritur në Shqipëri më shumë se 2 milionë doza vaksinash në tërësi, ndërkohë që më shumë se 1. 7 milionë doza janë administruar në vend. Qeveria shqiptare nuk po ndal përpjekjet për të siguruar dozat e tjera në vend. Rama ka pasur një diskutim me drejtorin e Pfizer, ku është diskutuar për dozat e tjera për 2022. Do të vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksinale në vend. Do të vazhdojmë të arrijmë objektivin deri në pranverën e vitit të ardhshëm, përpjekjet tona janë që të përfundojë përpara targetit. Brenda buxhetit të shëndetësisë, janë vënë fondet e nevojshme për programet që duhen mbështetur në vijim. Për të siguruar që efekti direkt dhe indirekt të mos i mungojë qytetarëve. Dy vendimet e qeverisë bëjnë të mundur që në spitalet në vend të garantohet furnizimi me barna por dhe të rritet cilësia në 18 spitalet e vendit. Spitaleve u rriten buxhetet aktuale.‘- tha Manastirliu.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ogerta manastirliu vendimet e qeverise 29 shtator 2021 ogerta manastirliu vendimet e qeverise 29 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 09:53

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit ...