Politike

VIDEO- Homazhet për nënkomisarin Hoxha, Basha flet si ish-ministër i Brendshëm: Ua ndjej dhimbjen! S’është dita për

29 Shtator 2021, 11:13 Nga DOSJA
VIDEO- Homazhet për nënkomisarin Hoxha, Basha flet si

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër para mediave në ceremoninë e homazheve që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në një fjalë të shkurtër për mediat, Basha tha se sot ishte dita për të drejtuar gishtin ndaj përgjegjësve, ndërsa bëri me dije se si drejtues i dikurshëm i tyre, i njihte mirë problemet dhe dhimbjen e “bluve” të vendit. Në fund të fjalës së tij, Basha u zotua se ai dhe PD do të bëjnë gjithçka munden për të vënë në vend dinjitetin e Policisë së Shtetit.  


“Jam këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës, bashkë me lutjet e mia dhe të gjithë kolegëve, bashkëpunëtorëve të mi, që shpirti i tij të prehet në paqe dhe që zoti t’ia lehtësojë dhimbjen e padurueshme bashkëshortes, fëmijëve, prindërve, famljarëve të tij. Dhe po kështu për të shprehur solidaritetin tim të plotë dhe mbështetjen time për vëllezërit dhe motrat në uniformë të Saimir Hoxhës, të cilët përballen ditë për ditë me rrezikun vdekjeprurës të luftës kundër krimit dhe mbrojtjes së ligjit, jetës, sigurisë së çdo qytetari, së çdo qytetareje dhe të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtërimin që ndjejnë, e ndjej përditë dhe se unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që sakrificën e tyre, uniformën e tyre dinjitetin e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë dhe hapi i parë për këtë do të jetë një shtet dhe një qeveri në krah të vëllezërve dhe motrave në uniformë të Saimir Hoxhës, në krah të policisë në krah të ligjit dhe kundër krimit. I paharruar qoftë kujtimi i tij,“-tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Nisin homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, trupi do të prehet tek “Varrezat e Dëshmorëve”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike homazhe per saimir hoxhen lulzim basha homazhe per saimir hoxhen lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 09:53

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit ...