Politike

VIDEO- Meta merr pjesë në homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha: Luftë frontale kundër krimit të organizuar, të mbësht

29 Shtator 2021, 11:08 Nga DOSJA
VIDEO- Meta merr pjesë në homazhet për nënkomisarin Saimir

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka nderuar nënkomisarin e rënë në krye të detyrës, dje në Lezhë Saimir Hoxha. I shoqëruar nga këshillatari i tij për mediat, Tedi Blushi, Meta ka vendosur një kurorë me lule dhe më pas ka mbajtur një pronocim të shkurtër për mediat. Kreu i shtetit tha se lufta kundër krimit nuk duhet të ndalojë dhe se krimi ordiner duhet të goditet dhe dekurajohet. Presidenti tha se Policia e Shtetit duhet të mbështetet por prioritet duhet të jetë edhe trajtimi i të rinjve që të mos bien pre e drogës dhe kultivimit të narkotikëve.


“Është një moment i dhimbshëm që ti japim lamtumiren e fundit një oficeri hero të policisë së shtetit, por edhe një prindi dhe familjari si nënkomisiari Saimir Hoxha, i cili nuk e meritonte të ndahej nga jeta. Ai sakrifikoi jetën e tij trimërisht. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe për dekurajimin e krimit ordiner. Ashtu sikundër është një prioritet lufta kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilët jo vetëm përfitojnë prej saj, por edhe për edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj dhe fëmijë, që për fat të keq bien në këtë fenomen shkatërrimtar.

Kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekondë për të cilën nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Duhet të mbështesim më shumë policinë  e shtetit në këtë luftë për të mbrojtur shoqërinë, të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë që duhet të jetojnë në një vend të sigurt dhe në paqe”, tha Meta.

Më herët kreu i shtetit i caktoi nënkomisarit të rënë në krye të detyrës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike homazhet per saimir hoxhen ilir meta vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha homazhet per saimir hoxhen ilir meta vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 09:53

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit ...