Politike

VIDEO- Spanja dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim

29 Shtator 2021, 11:53 Nga DOSJA
VIDEO- Spanja dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zbuloi se pas përfundimit të Këshilli i Ministrave është marrë vendimi për të nënshtruar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Spanjës për ekstradim. Ministri u shpreh se kjo marrëveshje përmirëson marëdhënien mes dy shteteve duke e forcuar atë. I pyetur se nëse ka një numër konkret se sa persona janë të përfshirë në këtë proçes, Manja tha se ende nuk dihet pasi në këtë rrugëtim përshihet dhe hetimi paraprak dhe vendimet e formave të ndryshme.


Ulsi Manja: Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë një marrëveshje mes Spanjës dhe Shqipërisë për ekstradimet. Ky esktradim është bazuar dhe bazohet në Konventën Europiane të Ekstradimeve, të vitit 1957. Kjo marrëveshje është shenjë e fortë mes dy vendeve.  Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne eleminojmë një pengesë ligjore që ekziston mes dy vendeve, ka të bëjë me rezevrën ligjore për mos lejimin e shtetasve shqiptarë në Spanjë dhe anasjelltas. Tashmë me Mbretërinë e Spanjës do lejohet ekstradimi. Kjo ka për qëllim që të forcojë bashkëpunim mes dy vendeve tona, pse jo një instrument shtesë për dy vendet dhe një sinjal i qartë për botën e krimit. Tashmë çdo shtetas shqiptar që kryen një vepër në Spanjë dhe vjen në Shqipëri nuk mund të gjejë vend këtu përveç se ti nënshtrohet ligjit.

Pyetja: A ka shifer të saktë se sa persona janë të përfshirë në proces?

Manja: Jo nuk ka, përfshin të gjithë zinxhirin, si hetimin paraprak ashtu dhe vendimin për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike marrveshja shqiperi-spanje ulsi manja vendimet e qeverise 29 shtator 2021 marrveshja shqiperi-spanje ulsi manja vendimet e qeverise 29 shtator 2021

Sondazh

Poll