Politike

VIDEO- Çuçi: Djemtë e nënkomisarit Saimir Hoxha do të marrin pagë deri në 18 vjeç, mbështetje financiare edhe për shko

29 Shtator 2021, 11:08 Nga DOSJA
VIDEO- Çuçi: Djemtë e nënkomisarit Saimir Hoxha do

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njohu sot publikun me përfitimet që fëmijët e nënkomisarit të ndjerë Saimir Hoxha do të kenë pas vrasjes së babait të tyre, që tashmë është “Dëshmor i Atdheut”. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, teksa njoftoi edhe shpalljen zyrtare të 44-vjeçarit si “Dëshmor i Atdheut”, Çuçi tha se familja e Hoxhës do të trajtohet financiarisht, ndërsa të dy djemtë e tij do të marrin pagë deri në moshën 18 vjeç. Ministri u zotua se mbështetja për ta do të vazhdojë edhe kur të vazhdojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç.


“Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin përr shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen e titullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. Kjo do të  thotë  se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. “- tha Çuçi.

Zotimi i ministrit vjen një ditë pas vrasjes tragjike të nënkomisarit Saimir Hoxha në Ishull Lezhë. 44-vjeçari u qëllua 2 herë për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama. Nënkomisari kërkoi ta kontrollonte të riun por ky i fundit nuk pranoi duke e qëlluar me armë zjarri. Pas vrasjes së policit, edhe Rama qëlloi veten me 1 plumb në zonën e qafës dhe ndërroi jetë paraditen e sotme në spitalin e Traumës. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një operacioni për asgjësimin e një miniparcele me kanabis që ishte mbjellë në Kune-Vain.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha bledi çuçi vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 09:53

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit ...