FOTOT/ Me tapet të kuq, ministrat parakalojnë si miss-e para kryeministrisë, propaganda e qeverisë kalon në nivel të ri!
29 Shtator 2021, 11:23Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mandat të tretë, ku e saponis marrjen e detyrës të ndryshojë edhe modalitetet e prezantimit në publik. Mandat i ri, manovra të reja propagande… Kështu duket edhe kësaj here, ku sot teksa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka marrë të gjithë vëmendjen e medias në momentin kur deklaroi se me marrjen e statusit të Dëshmorit të Atdheut, familja e nënkomisarit të vrarë, Saimir Hoxha do të trajtohet me ndihmë financiare nga shteti.
Por përtej mesazhit të ministrit, në sy ra edhe mënyra e prezantimit të asaj që ishte biseduar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Rreshtuar në derën e Kryeministrisë, të gjithë ministrat e kabinetit Rama 3, prezantuan pasi parakaluan në tapetin e kuq, përfundimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Por pse u bë ky ndryshim? A i jep realisht më shumë peshë VKM-ve, prezantimi përmes një tapeti të kuq më shumë sesa përmes publikimit të tyre zyrtarisht si çdo të mërkurë në faqen e kryeministrisë?
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputeti Erion Braçe kërkoi nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë që të mos krijojnë debate politike nëse nuk është e nevojshme. Thir...
Politike29 Shtator 2021, 09:53
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit ...
TIRANË– Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë javën që vjen mundësinë që mbledhjet të zhvillohen në mënyrë tradicionale, pra në sallë. Kjo ishte de...
TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet brenda sallës së Kuvendit, ku ishin të pranishëm për të zhvilluar mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë P...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon që shoqëria të ngrihet në protestë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Gjatë n...
TIRANË– Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj de...
TIRANË– Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit u shoqërua ditën e sotme me debate. Opozita sërish u paraqit në sallën e Kuvendit ...
Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit ...