Politike

29 Shtator 2021, 09:53 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit duhet të ishte bërë me kohë. Jashtë sallës së Kuvendit, Rushaj tha se ky vendim që u deklarua pak minuta më parë nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është në zbatim me rregulloren dhe një kthesë nga ana e tyre. I pyetur për vaksinimin e deputetëve, Rushaj tha se deputetët e PD-së nuk kanë qënë kundër proçesit të vaksinimit.

Rushaj: Më vjen mirë që pati një kthesë për të zbatuar rregullore. Ato kanë rënë dakord që të respektojnë ligjin. Eshtë diçka që drejtuesit e PS duhet ta kishin bërë që në fillim. Ditët e fundit, ka pasur zhvillime të paligjshme, në kundërshtim me rregulloren, të cilat përveç se frikës për debat, për t’ju shmangur debatit, nuk shoh asgjë tjetër. Ne asnjëherë nuk kemi qënë kundër vaksinimit. Ka qënë një propozim i zv.kryetarit Alibeaj, në Konferencë të Kryetarëve. Ai e ka propozuar që në respekt të cdo protokolli të mund të zhvillohen këto mbledhje. Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve në mbledhjet e komisioneve, se sa prej deputetëve të PD janë të vaksinuar.

Përplasja PS-PD për Komisionet/ Opozita refuzon të marrë pjesë online dhe shkon në sallë, Gjekmarkaj: S’mu dha fjala! Balla: Javën e ardhshme zgjidhet problemi

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj debati per komisionet parlamentare alfred rushaj debati per komisionet parlamentare

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 05:17

TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e pranishme ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e rajonit të B...