Politike

VIDEO- PS bën hapa pas! Balla: Javës tjetër Komisionet Parlamentare do jenë fizikisht

29 Shtator 2021, 09:31 Nga DOSJA
VIDEO- PS bën hapa pas! Balla: Javës tjetër Komisionet

TIRANË– Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë javën që vjen mundësinë që mbledhjet të zhvillohen në mënyrë tradicionale, pra në sallë. Kjo ishte deklarata që dha ditën e sotme kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla për gazetarët që ndodheshin jashtë sallës së Kuvendit. Balla, shtoi se çdo deputet duhet të jetë i vaksinuar dhe shpreson që ky rregull të ndiqet dhe nga opozita duke qënë se ra dakord javën e ardhshme. Në lidhje me kërkesat e Partisë Demokratike, Balla tha se ka dëgjuar se ata do të shtrojnë një sërë të tillash mirëpo të gjitha këto duhen planifikuar.


‘Unë mendoj se ju duhet të keni akses në zbardhjen e asaj që u diskutua në Konferencën e Kryetarëve. Ne diskutuam se si do të zhvillohen, aty prevaloi nga të gjithë nevoja e sensibilizimit, të shembullit që duhet të japin deputetet, të cilët duhet të kenë kryer vaksinimin. Kjo gjë ka marrë tashmë kohën e vet, unë kam ushtruar autoritetin tim, sic i kërkohet studentëve, mësuesve, dhe deputetët duhen. Ata që kanë kryer të dytën janë brenda afateve. Javës tjetër të gjithë të PS do jenë të vaksinuar, dhe të PD shpresoj që të jenë. Duke filluar ng ajava tjetër që mbledhjet të zhvillohen duke u respektuar distancat, cdo deputet duhet të deklarojë certifikatën. Kudo nuk mund të merret pjesë pa u vaksinuar. Koha që u fitua brenda kësaj jave ishte një kohë ku axhenda parlamentare ishte e tillë, kërkohej mirëkuoptim nga ana e PD. Unë e kuptoj se hallet brenda në shpi i shtyjnë të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika online mendoj se është e mirë. Do tju bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD që të vijnë në mbledhje. Javës tjetër konferenca e kryetareve do ti japë dritën jeshile kalimin në mënyrë tradicionale të zhvillimit të mbledhjeve. Unë mendoj që për këtë cështje, në seancën e fundit kemi rënë dakord që pjesmarrja duhet të jetë me certifikatë vaksinimi. Apo në raste që mjeket nuk rekomandojnë vaksinimin por të jesh i pajisur me një test, është një rregull normal dhe kur fluturon me avion. Do i lutesha opozitës që ta respektpjë. Kam dëgjuar që nga PD do të ketë një sërë kërkesash, në lidhje me seancat dëgjimore por këto duhen planifikuar në kohë. Dëshira jonë është që kjo legjislaturë të nisë punë mbarë. Ajo që ne kemi frikë nga debati apo që Rama po i fshihet opozitës, duhet ti lemë pas. Mos të harrojmë punën e rëndësishme që ka Kuvendi. Të sjellin kërkesat, nuk kanë sjellë gjë.’- tha Balla.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare taulant balla debati per komisionet parlamentare taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 05:17

TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e pranishme ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e rajonit të B...