Politike

PD denoncon/ Bushati: Dikush është në avion, dikush jashtë shtetit, nuk e dini se në çfarë lokali janë

29 Shtator 2021, 09:15 Nga DOSJA
PD denoncon/ Bushati: Dikush është në avion, dikush jashtë

TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet brenda sallës së Kuvendit, ku ishin të pranishëm për të zhvilluar mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Në video dëgjohet që nënkryetari i komisionit, Helidon Bushati kërkon pjesmarrje fizike dhe të deputetëve socialistë. Bushati iu drejtua kryetarit të Komisionit duke i thënë se të gjithë deputetët duhet të jenë në sallë pasi disa prej tyre mund të jenë në udhëtime, në avion apo në lokale.

Zoti Kryetar ne jemi që mbledhja të zhvillohet vetëm me prezencë fizike, prandaj është shumë e rëndësishme prezenca në sallë. Nuk arrini të bëni një lidhje teknike me deputetin tuaj. Se dikush është në avion, dikush është jashtë shtetit. Duhet prezenca fizike këtu. Shumica e deputetëve tuaj nuk e dini se në cilin avion dhe në cilin lokal janë tani. Kërkoj mirëkuptimin tuaj që ky komision të zhvillojë punimet sipas standarteve. Ne jemi të gjithë ta vaksinuar kryetar‘- u shpreh Bushati.

Po ashtu dhe deputeti i PD, Lefter Gështenja kërkoi zbatimin e Rregullores së Kuvendit për të mos i hequr të drejtën e fjalës opozitës.

Përplasja PS-PD për Komisionet/ Opozita refuzon të marrë pjesë online dhe shkon në sallë, Gjekmarkaj: S’mu dha fjala! Balla: Javën e ardhshme zgjidhet problemi

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare helidon bushati debati per komisionet parlamentare helidon bushati

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 05:17

TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e pranishme ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e rajonit të B...