Politike

Dje u ekzekutua nënkomisari nga 21-vjeçari! Rama 0 komente për ngjarjen e rëndë

29 Shtator 2021, 06:37 Nga DOSJA

TIRANË– Që nga dita e djeshme, mediat në Shqipëri po komentojnë vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha. 44-vjeçari u ekzektua për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, nuk ka zgjedhur që të komentojë për këtë ngjarje të rëndë. Një mesazh ngushëllimi apo shprehje keqardhje nuk u bë nga ana e tij…

Mirëpo, mesazhi i përditshëm erdhi nga Rama sot por jo për krimin e ndodhur ditën e djeshme. Kryeministri ka ndarë një video nga dy shkollat që mbajnë emrin e Vaçe Zelës dhe Kristo Frashërit, me të cilat iu uron qytetarëve një ditë të mbarë.

Ditën e djeshme u bë publike një foto e vjetër e autorit të ngjarjes, Aldi Ramës me kryeministrin. Autori i ngjarjes ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës pasi tentoi vetëvrasjen teksa ishte në arrati.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama vritet saimir hoxha edi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 05:17

TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e pranishme ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e rajonit të B...