VIDEO- Nuk iu dha fjala në Komisione, Gjekmarkaj: Ne do jemi këtu në betejë të përditshme, Rama nuk do e ketë të lehtë
29 Shtator 2021, 08:24Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi jashtë sallës së Kuvendit se opozitës nuk iu dha e drejta e fjalës. Pavarësisht kësaj, ai u shpreh se do të jenë të pranishëm çdo ditë në Komisione fizikisht për të vazhduar këtë betejë.
Gjekmarkaj: Opozita u paraqit në sallën e Komisionit të Edukimit dhe Medias, për të respektuar lirinë e fjalës, por siç e shihni gjendemi përballë një situatë absurde. Maxhoranca nuk u paraqit, nuk do ballafaqim me opozitën, nuk duan të diskutojnë cështjen e arsimit në Shqipëri. Nuk duan të flasin për 2 orë mësim që po zhvillohen në shkollat shqiptare. Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore. Opozita është këtu për të ruajtur vendin, e nuk lutemi, ne do jemi këtu për betejë të përditshme, betejë që ka dalë nga shitblerja që ka ndodhur këto 30 vite, do të jeni të sigurtë që Rama nuk do ta ketë të lehtë me opozitën e Shqipërisë. Opozita u paraqit aty në mënyrë që seanca të zhvillohej normalisht, i bëj thirrje Nikollës të mos bëhet certifikuese e dëshirave të Ramës, të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizmit shqiptar. Opozita i ka të gjitha mekanizmat që të vetëmrohet.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit u shoqërua ditën e sotme me debate. Opozita sërish u paraqit në sallën e Kuvendit ...
Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit ...
BRUKSEL– Agjensia e lajmeve “Reuters” shkruan qartë se Bashkimi Evropian nuk mund ta garantojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë. ...
Politike28 Shtator 2021, 05:17
TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e pranishme ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e rajonit të B...
TIRANË– Ervin Bushati, i cili nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, është emëruar në krye të institucionit “Posta ...
TIRANË– Deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili që në seancën e parë të parlamentit tërhoqi vëmendje me fjalimin e tij ka reaguar për zhvillimet që ...
TIRANË –Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë u diskutua vrasja e oficerit të Krimeve në Kune Vain të Lezhës. Deputeti i PD Ervin Salianji i prani...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë një deklaratë për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, ku duhej të zhvilloheshin komisio...