Politike

VIDEO- Vrasja e efektivit në Lezhë, Çuçi: Shumë shpejt do të merrni informacionin e plotë

29 Shtator 2021, 07:18 Nga DOSJA
VIDEO- Vrasja e efektivit në Lezhë, Çuçi: Shumë

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar para gazetarëve se shumë shpejt Drejtoria e Policisë do të dalë me informacionin e plotë për vrasjen e Saimir Hoxhës. Ai zgjodhi që të mos e komentonte më gjatë ngjarjen e rëndë duke ia lënë policisë zbardhjen e plotë.

Çuçi: Policia e ka bërë të qartë operacionin, besoj se në Drejtorinë e policisë do të merrni të gjithë informacionin për të gjitha procedurat e ndjekura për atë situatë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë po bënin në zonë policët në Lezhë dhe pse ishin pa antiplumb, ministri u shpreh se Hoxha ishte një nga oficerët më të mirë, duke shmagur në këtë formë përgjigjen.


Çfarë bënin policët në atë zonë dhe përse ishin pa anti-plumb?

Çuçi: Nuk e di a e prisni sqarimin po policia e ka bërë të qartë arsyen pse ishin në atë ngjarje tragjike për një nga oficerët më të mirë.  Siç e theksova, ne përveç strategjisë për të luftuar këtë fenomen, tashmë po vendosim ura bashkëpunimi me partnerët tanë europianë. Ne kemi operacione të përbashkëta me policitë europiane sa i përket emigracionit të jashtëligjshëm dhe trafiqeve.

Pas takimit me homologun e tij austriak Karl Nehammer, me të cilin ka folur për bashkëpunimet mes policisë austriake, Çuçi tha dhe se lufta kundër kanabis ka arritur majat.

Çuçi: ‘Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit.’

Ditën e djeshme, Çuçi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të vijojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa theksoi se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të rënë në krye të detyrës, 44-vjeçarit Hoxha, i cili u ekzekutua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi vritet saimir hoxha bledi çuçi vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 05:17

TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e pranishme ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e rajonit të B...