Aktualitet

“Të gjithë e lëvdonin! 44 vjeç të futesh në dhé…”/ Banorët e Lezhës të tronditur nga vrasja e nënkomisarit Saim

29 Shtator 2021, 09:42 Nga DOSJA
“Të gjithë e lëvdonin! 44 vjeç të futesh

LEZHË– Vrasja e nënkomisarit të policisë, Saimir Hoxha duke se ka dhnë impaktin të fortë në opinion publik. Një prej banorëve të Lezhës, në një prononcim për “Klan News” tregon se e ka njohur oficerin 44-vjeçar, për të cilin nuk i ka kursyer fjalët e mira, ndërsa ngre shqetësimin e tij lidhur me edukimin e të rinjve.

Në intervistën e tij të shkurtër, ai shprehet se të gjithë të rinjtë përdorin kanabis, duke bërë me dije se për të gjithë ishte kthyer në një fenomen normal, që ndodh edhe në ambiente publike.

“Të shikosh tamam-tamam në këtë moshë 21 vjeç me armë, edhe policët çfarë mund të bënin. Ajo mund të ketë ndodhur për një sekondë. A t’i bini pas nënkomisarit apo atij, ata kishin hall me shpëtuar kolegun e tyre. Është një ngjarje që ndodh shpesh në Shqipëri, e kjo është qysh me depot e armëve… Edhe të rinjtë pa punë, pa gjë… vetëm janë të gjithë që thonë për kanabis, po në çdo vend i ke të rinjtë, plot-plot, vjen era tym po të kalosh në shëtitoren në darkë, të gjithë mosha e tij duke pirë hashash se është sheshit. Nuk e kam njohur atë djalin, por nënkomisarin po. Gjithë e lavdëronin. Ishte në krye të detyrës. Në çdo vend të Shqipërisë ka pasiguri. A nuk punojnë shkollat? A familjet? Është një ngjarje… 44 vjeç të futesh në dhe domethënë, për një diçka që nuk ishte as përplasje fizike ose me armë… Edhe ia vëmë fajin vetëm policisë gjithmonë. Çfarë? Policia do na vënë nga një polic çdo njeriu?,”-tha qytetari. 

LAJMI KRYESOR: Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, ndërron jetë te Trauma 21-vjeçari Aldi Rama! Një person i katërt është ende në arrati

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll