Aktualitet

“Fajin e kanë prindërit”/ Gjyshërit e Aldi Ramës: Nuk dinim gjë, e morëm vesh nga mediat…

29 Shtator 2021, 07:55 Nga DOSJA
“Fajin e kanë prindërit”/ Gjyshërit e Aldi

TIRANË– Familjarët e Aldi Ramës janë njoftuar nga media për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur. ‘Faxneës’ raporton se familjarët e autorit të vrasjes së nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha nuk kishin dijeni për krimin e kryer nga 21-vjeçari.

Në një prononcim jashtë kamerave familjarët e tij, gjyshërit kanë thënë se faji për këtë ngjarje ishte i të dy prindërve të 21-vjeçarit. Rama banonte me gjyshërit e tij ndërkohë që prindërit jetonin në një vend tjetër. Ceremonia mortore për Ramën do të mbahet në Durrës pasi aty është e ëma e tij.

21-vjeçari qëlloi për vdekje ditën e djeshme oficerin Saimir Hoxha në Lezhë. Pas krimit ai u arratis për 5 orë dhe ishte në ndjekje të vazhdueshme nga forcat e policisë. Gjatë orëve të fundit të arratisë ai tentoi vetëvrasjen. Në momentin kur u gjet nga efektivët e policisë, i riu u dërgua në spitalin e Traumës aty ku dhe humbi jetën mëngjesin e sotëm.

Ekzekutoi nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë! Ndërron jetë në spitalin e Traumës autori Aldi Rama, arrestohen 2 shokët e tij

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes aldi rama vdes aldi rama

Sondazh

Poll