Aktualitet

Operacioni i SPAK në Dibër/ SKEMA, punonjësi i Këshillit të Qarkut tentoi të punësonte qytetarin si mësues kundrejt para

29 Shtator 2021, 08:48 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK në Dibër/ SKEMA, punonjësi i Këshillit

TIRANË– Tre persona u arrestuan në ditë më parë në FDibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, për korrupsion me punësimet. Në pranga ranë Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh. Fitim Farruku i ka premtuar punë si mësues Halit Shehut, kundrejt një pagese për drejtuesit e Zyrës Arsimore. Ata u vunë në pranga menjëherë pasi Shehu i dha Farrukut shumën prej 100 mijë lekësh.

NJOFTIMI I SPAK

Në kuadër të procedimit penal Nr.176/2021 të SPAK, nga veprimet ka rezultate që shtetasi H.Sh. ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër. Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H. Sh. të punësohet si mësues pranë kësaj zyre. Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga shtetasi H.Sh., kundrejt shtetasit F.F., kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale. Shtetasi H.Sh. dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, shtetasi F.F dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak spak

Sondazh

Poll