Aktualitet

Gruaja e tij vdiq në spital, bashkëshorti i mësueses: Shkoi me këmbët e saj, 10 minuta pas gjilpërës mbaroi direkt

29 Shtator 2021, 09:01 Nga DOSJA
Gruaja e tij vdiq në spital, bashkëshorti i mësueses: Shkoi me

POGRADEC– Luan Bazelli, bashkëshorti i mësueses Anila Bazelli e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Pogradecit ka dhënë një deklaratë për mediat pas ngjarjes së rëndë. Bazelli pohon se bashkëshortja e tij, mësuesja 46-vjeçare shkoi vetë në spital për tu mjekuar pasi kishte probleme me astmën mirëpo sipas tij ajo humbi jetën nga pakujdesia e mjekëve. Ai shton se pas gjilpërës që i bënë mjekët, bashkëshortja e tij ndërroi jetë.

Luan Bazelli: Zonja ime ishte mirë me shëndet. Ajo kishte vetëm pak probleme me astmën. Ka ikur nga mjekimi, nga pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saj. Kur shkuam, tensionin e kishte normal, 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direk.

Mësuesja nga Pogradeci, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital. Ajo u paraqit në orën 19:00, pasi kishte shfaqur disa probleme me astmën. Familjarët pretenduan se 46-vjeçarja nuk kishte sëmundje të tjera të cilat mund të ndikonin në vdekjen e saj. Të afërmit e mësueses kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar dhe për neglizhencë. Prokuroria ka kërkuar që ekspertiza të bëhet nga kryeqyteti, gjë që pritet të zbardhë dhe shkakun që solli vdekjen e mësueses.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila bazelli luan bazelli anila bazelli luan bazelli

Sondazh

Poll