Aktualitet

‘Shefi! Unë s’jam për kontroll’/ Dinamika e vrasjes së nënkomisarit, 21-vjeçari qëlloi 8 herë, kolegët

29 Shtator 2021, 09:05 Nga DOSJA
‘Shefi! Unë s’jam për kontroll’/ Dinamika e vrasjes

LEZHË– Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha dje nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili më pas qëlloi veten duke i dhënë fund jetën. Dje, rreth orës 10:30 të paradites, teksa efektivët e Policisë po ktheheshin për në Komisariat pas një operacioni për shkatërrimin e një parcele me kanabis, pikasën një makinë. Brenda saj ishin tre të rinj!

Të bazuar në instikt, vendosën që t’i kontrollonin. Shefi i krimeve të Komisariatit të Lezhës, eonard Palushi ndaloi drejtuesin e makinës Armando Marku, duke e detyruar që të zbriste dhe t’i jepte dokumentet. Ndërsa Saimir Hoxha u mor me 21-vjeçarin Rama. I treti, Kristian Sherri nuk zbriti nga mjeti.

Nga të gjithë, Rama bëri rezistencë në momentin kur nënkomisari i kërkoi që të zbriste nga mjeti për kontroll, ndoshta sepse me vete kishte armë zjarri. Duke iu kthyer shkurt 44-vjeçarit: Shefi, unë nuk jam për kontroll!

Rama ka qëlluar drejt efektivit fillimisht nga sedilja e pasme dhe plumbi e ka kapur atë në qafë. Më pas, ai ka dalë nga makina, është ulur në vendin e shoferit dhe ka qëlluar sërish drejt efektivit, kësaj here më shënjestër në zemër, plumba që i kanë kushtuar jetën 44-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja të qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës, të cilët duket se janë kundërpërgjigjur. Por ishte shumë vonë. I riu u largua, ndërsa kolegu i tyre kishte marrë plumba që do t’i kushtonin jetën.

Më pas, pas më shumë se 5 orë kërkimes në të gjithë Lagunën e Kunes, i riu u gjet i vetëplagosur në mes të kallamave, ku edhe pse u dërgua në spital, nuk arriti që të mbijetonte.

LAJMI KRYESOR: Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, ndërron jetë te Trauma 21-vjeçari Aldi Rama! Një person i katërt është ende në arrati

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll