Mbytet në gjirin e Gramës peshkarexha “Sirena Blu”, shpëtojnë marinarët
29 Shtator 2021, 09:16Nga DOSJA
KARABURUN– Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotme në Karaburun. E quajtur “Sirena blu”, peshkarexha kishte në bort trepersona, të cilët lëshuan sinjalin SOS rreth orës 7 të mëmgjesit. Policia kufitare e Dhërmiut ka ndërhyrë menjëherë duke shpëtuar tre marinarët nga mbytja. Anija është mbytur në gjirin e Gramës.
NJOFTIMI I POLICISË
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”. Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues. Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë”
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Banorët e Laknasit kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm për të kundërshtuar ndërtimin e thertores në fshatin e tyre. Çështje për t...
TIRANË– Tre persona u arrestuan në ditë më parë në FDibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, për korrupsion me punësimet. Në pranga ranë Fi...
TIRANË– Policia e Tiranës ka mundur të shkatërrojë një grup që ushtronin prostitucion në kryeqytet. Në pranga ka përfunduar pronari i një lokali në T...
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar dy shokët e autorit të vrasjes së Saimir Hoxhës. Në pranga kanë rënë Kristian Sherri dhe Armando Marku, të cilët...
FIER-Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe dh...
DURRËS– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit për mashtrim, falsifikim vulash e formularësh dhe fshehje të të ardhurave. Pol...
FIER-Një biznes ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të mëngjesit në Fier. Autorët kanë hyrë në biznesin që tregton mermer në lagjen Sheq i Vogël në Fier duke ma...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Vrasja e efektivit të Lezhës, Saimir Hoxha është lajmi kryesor në të gjitha portalet....