Aktualitet

Vrau nënkomisarin në Lezhë, flet shoku i Aldi Ramës: I ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek

29 Shtator 2021, 08:41 Nga DOSJA
Vrau nënkomisarin në Lezhë, flet shoku i Aldi Ramës: I ati i

LEZHË– Ishte vetëm 21 vjeç por Aldi Rama kishte provuar 2 herë qelinë e burgut, për vepra të ndryshme penale. Aldi Rama, i riu që vrau nënkomisarin ditën e djeshme, kishte kaluar një jetë të vështirë.

Në një rrëfim për Report Tv, shoku i Aldi Ramës ka rrëfyer se 21-vjeçari e kishte të atin të dënuar në Greqi pasi kishte masakruar një person me motorsharrë. Po ashtu, miku i tij shton se me Ramën ishte njohur pasi i vëllai kishte qenë në të njëjtën qeli me të.

E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë,”– ka treguar ai.

LAJMI KRYESOR: Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, ndërron jetë te Trauma 21-vjeçari Aldi Rama! Një person i katërt është ende në arrati

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll