Aktualitet

Banorët në Laknas përplasen me kompaninë! Kundërshtojnë ndërtimin e thertores, përdoren mjete të forta

29 Shtator 2021, 07:35 Nga DOSJA
Banorët në Laknas përplasen me kompaninë!

TIRANË- Banorët e Laknasit kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm për të kundërshtuar ndërtimin e thertores në fshatin e tyre. Çështje për të cilën janë në një gjyq prej më shumë se 3 vitesh. Gjatë ditës së sotme, banorët në Laknas janë përplasur me punonjësit e kompanisë duke përdorur edhe mjete të forta, për t’i ndaluar me punimet. Për të “qetësuar situatën” është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit. 

“Duan ta bëjnë stallë derrash apo lopësh nuk e di. Ne duam të marrin makinat e të mos vijnë më këtu. Kemi 3 vite që kundërshtojmë këtë gjë. Jemi akoma në gjyq në gjykatën e shkallës së parë. Janë 2 mijë pemë. Shoku Xhelal Mziu apo ndryshe krimineli Mziu e ka privatizuar këtë zonë së bashku me Rakip Sulin. Jemi drejtuar edhe në SPAK, nuk kemi asnjë përgjigjie. Deri në datë 20 presim vendimin e gjykatës së shkallës së parë administrative. Unë nuk e di sesa pemë duan këta për ta quajtur pyll. Këtu janë 2 mijë pemë. Këta kanë ardhur të dhunojnë banorët me forcë pa pritur vendimin. Po u dhunove dhe në shpi tënde ke marrë fund, nuk ke më asgjë. Xhelal Mziu është në SPAK bashkë me Rakip Sulin. Këtu nuk është zall por pyll. Këtu vijnë pa asnjë lloj të drejte pa ruajtur asnjë lloj distance. Ishim në gjyq, avokati i tyre nuk foli asnjë fjalë, vetëm i thanë specialistit të shkonte të numëronte pemët. Nuk mund të përdorësh dhunë në shtëpi të huaj. Me 20 tetor është data e gjyqit, faza është e fundit,”– u shprehën disa nga banorët.

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Laknas?

Projekti për ndërtimin e thertores së Laknasit ka nisur që prej shkurtit të vitit 2019. Banorët e kanë kundërshtuar që prej fillimit këtë projekt që cënon shtëpitë e tyre për shkak të afërsisë me thertoren e derrave. Por edhe pse kryetari Xhelal Mziu u largua, i njëjti projekt ka marrë jetë edhe me kryebashkiakun Rakip Suli. Edhe pse çështja është tashmë në dyert e gjykatës, ku pritet që Apeli i Tiranës do të japë verdiktin se a mund të ndërtohet 5 minuta larg banesave një thertore, bashkia e Kamzës vazhdon duke i dhënë leje kompanisë për të ndërtuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet laknas proteste ne laknas laknas proteste ne laknas

Sondazh

Poll