Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit, arrestohen dy shokët e Aldi Ramës, akuzohen se e përkrahën autorin

29 Shtator 2021, 07:15 Nga DOSJA
Vrasja e nënkomisarit, arrestohen dy shokët e Aldi Ramës,

LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar dy shokët e autorit të vrasjes së Saimir Hoxhës. Në pranga kanë rënë Kristian Sherri dhe Armando Marku, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Lezhës, nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Në dëshminë e tyre ata kanë thënë se në zonë kishin shkuar për të pirë cigare me hashash, dhe nuk kishin lidhje as me parcelën e mbjellë dhe as me ndonjë krim tjetër. Ata akuzohen tashmë se kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Rama, dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armando marku kristian sherri vdes aldi rama vritet saimir hoxha armando marku kristian sherri vdes aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll