Aktualitet

Falsifikonin vula dhe formularë, arrestohen dy persona në Durrës

29 Shtator 2021, 07:14 Nga DOSJA
Falsifikonin vula dhe formularë, arrestohen dy persona në Durrës

DURRËS– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit për mashtrim, falsifikim vulash e formularësh dhe fshehje të të ardhurave. Policia bëri me dije se 51-vjeçari Saimir Alliu, banues në qytetin e Durrësit është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të “mashtrimit”, ndërsa personi me iniciale N.K., 52 vjeç është ndaluar për shkak të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve. Dy të arrestuarit ishin shpallur më parë në kërkim nga policia. Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës- Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u kapën dhe u ndaluan shtetasit në kërkim: Saimir Aliu, 51 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”; N. K., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrest per mashtrim durres arrest per mashtrim durres

Sondazh

Poll