Aktualitet

Grabitje në Fier! Autorët marrin paratë nga biznesi i mermerit

29 Shtator 2021, 06:36 Nga DOSJA
Grabitje në Fier! Autorët marrin paratë nga biznesi i mermerit

FIER-Një biznes ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të mëngjesit në Fier. Autorët kanë hyrë në biznesin që tregton mermer në lagjen Sheq i Vogël në Fier duke marrë xhiron ditore. Nuk dihet ende sasia e parave që kanë arritur të marrin grabitësit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merr në pyetje pronarët, në lidhje me dyshimet që kanë për vjedhjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., persona të paidentifikuar kanë marë një sasi parash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fier grabitet biznesi fier grabitet biznesi

Sondazh

Poll