Sport

Gjesti ndaj tifozëve të Lazios, gjykatësi sportiv merr vendimin për Zaniolon

28 Shtator 2021, 19:07 Nga DOSJA
Gjesti ndaj tifozëve të Lazios, gjykatësi sportiv merr vendimin

ITALI-Nicolo Zaniolo merr një gjobë prej 10.000 eurosh pas gjestit të rëndë ndaj tifozëve të Lazios në fund të derbit. Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv, me motivimin e mëposhtëm ndaj lojtarit të Romës: “Lojtari bërëi një gjest drejtuar mbështetësve të ekipit kundërshtar, një gjest vulgar; shkelje e zbuluar nga bashkëpunëtorët e Prokurorit Federal”.

Gjyqtari sportiv i Serie A skualifikoi mbrojtësin e Torinos, Koffi Djidji për një ndeshje.Paralajmërim dhe gjobë prej 2,000 eurosh për sulmuesin e Napolit, Victor James Osimhen për simulimin në ndeshjen ndaj Cagliarit në San Paolo. Një gjobë prej 3,000 eurosh edhe për Napolin për fërshëllimat e tifozëve në minutën e 11′ të pjesës së dytë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio roma zaniolo lazio roma zaniolo

Sondazh

Poll