Sport

Donnarumma debuton në Champions, Messi e bën “sefte” me gol/ Mbrëmje magjike për PSG, mund Manchester City-n

28 Shtator 2021, 21:25 Nga DOSJA
Donnarumma debuton në Champions, Messi e bën “sefte” me

PARIS– PSG fiton “derbin” e milionave përballë Manchester City-t. Takimi zhvilluar në “Parc de Prince” përfundoi me shifrat 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 8’ nga mesfushori Gueye, ndërsa më pas ishte Manchester City që shpërdoroi disa mundësi shënimi, përfshi këtu edhe dy traversa të njëpasnjëshme.

Megjithatë për të mbyllur llogaritë mendoi Lionel Messi, që në minutën e 74-t shfrytëzoi një asist perfekt të Mbappe dhe dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e portës së Manchester City-t. Aktualisht PSG kryeson grupin A me 4 pikë së bashku me Club Brugge që fitoi ndaj Leipzig me shifrat 1-2.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester city messi psg manchester city messi psg

Sondazh

Poll