Sport

VIDEO/ Arbitri Çakir i jep Atletico Madrid “kokën” e Milanit! Karton i kuq dhe penallti në fund, kuqezinjtë dali

28 Shtator 2021, 21:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Arbitri Çakir i jep Atletico Madrid “kokën” e

ITALI-Duhet të ishte dita e Milanit por nuk rezultoi kështu. Në raundin e dytë të Champions League, skuadra drejtuar nga Stefano Pioli humbet me shifrat 1-2 ndaj Atletico Madrid, në një ndeshje të kontestuar fort nga kuqezinjtë për shkak të vendimeve të arbitrit turk Çakir. Fillimisht do të ishte Leao që do të kalonte në avantazh Milanin në minutën e 20′. Sulmuesi portugez shfrytëzoi në pasimin e dhënë nga Diaz.

Në minutën e 29′, një ndërhyrje pa shumë pretendimet e Franck Kessie, bën që arbitri të tregojë kartonin e dytë të verdhë mesfushorit. Nga kjo minuta Milan mbrohet me fanatizëm dhe skuadra e Atletico Madrid e kishte të vështirë të çante mbrojtjen.

Në pjesën e dytë, Cholo Simeone hodhi në fushë Lemar,Griezmann dhe Joao Felix, megjithatë goli i barazimit do të vinte në minutën e 84′ me anë të Griezmann. U mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim, por nuk rezultoi kështu.

Në minutën e 93′ Kalulu në zonë do të prekte topin me dorë dhe Çakir do të akordonte penallti, megjithatë duhej ndihma e sistemit VAR që të merrej vendimi dhe pas 3 minutash, Çakir vendosi për penallti. Pranë topit shkoi Luis Suarez që ia doli të shënojë. Milan ndërlikon kështu pozitat në klasifikim me dy humbje, ndërsa Atletico shkon në kuotën e 4 pikëve në Grupin B.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid milan atletico madrid milan

Sondazh

Poll