Sport

VIDEO/ Demtimi në derbi nxjerr “KO” Xhakën, mesfushori ka këputur ligamentin e gjurit

28 Shtator 2021, 22:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Demtimi në derbi nxjerr “KO” Xhakën, mesfushori ka

ANGLI-Lajm i keq për Arsenalin në lidhje me gjendjen fizike të Granit Xhakës. Pas ekzaminimeve më të detajuara është konfirmuar dëmtimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje me Lucas Moura në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenmhamit. 29-vjeçari, sipas mjekëve të “Topçinjve”, ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë.

Për rrjedhojë parashikohet një ndalesë prej rreth 6-8 javësh. Kjo do të thotë se Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premier League, në Champions apo në eliminatoret e Botërorit të muajve tetor dhe nëntor me Zvicrën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal xhaka arsenal xhaka

Sondazh

Poll