Sport

Rikthehen “fantazmat” e së kaluarës! Inter përsëri barazim ndaj Shakhtar, Ajax nuk e diskuton Besiktas

28 Shtator 2021, 18:48 Nga DOSJA
Rikthehen “fantazmat” e së kaluarës! Inter

UKRAINË– Ashtu si në sezonin e kaluar, Inter nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Shakhtar Donetsk për raundin e dytë të grupeve të Champions League. Takimi luajtur në Ukrainë përfundoi me shifrat 0-0. Një pjesë e parë që pa skuadrën zikaltër në sulm, kur Barella preku traversën,ndërsa vetëm disa minuta nga përfundimi i së parës, Dzeko humbi një rast përballë porterit Pyatov.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi si me magji. Skuadra e Shakhtar Donetsk shfaqi ide në lojë dhe madje mund të kishte gjetur avantazhin me Tete-n apo Ismayilin, por përballë Handanovic, ukrainasit nuk u treguan të saktë. Një barazim që për mënyrën si u luajt takimi u duk i drejtë, Inter merr pikën e parë në Grupin D së bashku me Shakhtar Donetsk.

Në Grupin C u luajt takimi ndërmjet Ajaxit dhe Besiktas, skuadra holandeze fitoi me shifrat 2-0 ku në minutën e 17′ shënoi Berghuis, ndërsa në minutën e 43; Haller dyfishoi shifrat.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter shakhtar donetsk inter shakhtar donetsk

Sondazh

Poll