Sport

“Nuk ishte nata e arbitrit”! Stefano Pioli shfryn pas humbjes me Atletico Madrid,trajneri i Milanit e ka me Çakir:

28 Shtator 2021, 22:08 Nga DOSJA
“Nuk ishte nata e arbitrit”! Stefano Pioli shfryn pas humbjes me

MILANO– Trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shfaq i zhgënjyer pas humbjes në frymën e fundit ndaj Atletico Madrid.”Ndjej zhgënjim të madh, ishim pranë një rezultati të rëndësishëm kundër një ekipi shumë të fortë – tha trajneri i Milanit pas ndeshjes – “Kur ishim 11 kundër 11 ne luajtëm shumë më mirë dhe kjo duhet të na japë edhe më shumë bindje.

Më në fund,trajneri i Milanit bëri një koment mbi episodet e gjyqtarit turk Cüneyt Çakır. “Duket e vështirë të japësh një vlerësim të prekjes me dorë, ndoshta kundërshtari e preku atë më parë… Kessie? Ai duhet të ishte më i kujdesshëm, por nuk më dukej si një ndërhyrje për t’u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Nuk mendoj se ka qenë nata më e mirë për arbitrin”, përfundoi Pioli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid milan pioli atletico madrid milan pioli

Sondazh

Poll