Sport

Thierry Henry siguron blerjen e Arsenalit nga Daniel Ek i “Spotify”…

28 Shtator 2021, 15:43 Nga DOSJA
Thierry Henry siguron blerjen e Arsenalit nga Daniel Ek i

ANGLI – Francezi Thierry Henry thotë, se themeluesi i “Spotify”, suedezi Daniel Ek është ende duke u përpjekur për ta blerë Arsenalin, por oferta e tij nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pronari Stan Kroenke.

Ek, i cili ndoqi fitoren 3-1 të Arsenalit kundër Tottenham të dielën, rikonfirmoi interesimin e tij për të blerë klubin nga familja Kroenke në prill, mes pasojave nga fiaskoja e Superligës Europiane. Sipërmarrësi suedez ka mbështetjen e heroit të “Topçinjve” Therry Henry në përpjekjen e tij për të marrë drejtimin, por ish-sulmuesi pranon se ka pasur pak përparim deri më tani.

“Nuk ka ndodhur ende, por ne jemi këtu. Pra, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Por për momentin, ne e shijuam fitoren kundër Tottenhamit. Nuk ka dialog për momentin dhe mendoj se do të jetë një proces i gjatë. E thashë këtë herën e fundit në maj. Sa kohë do të kërkojë, nuk e di në të vërtetë. Por ne jemi këtu.”

A ka bërë Ek një ofertë për ta blerë Arsenalin? Ek tha në maj, se ai i kishte paraqitur një ofertë drejtorit të Arsenalit, Josh Kroenke, por oferta u refuzua. “Ata u përgjigjën se nuk kanë nevojë për para. Unë e respektoj vendimin e tyre, por mbetem i interesuar dhe i disponueshëm nëse kjo situatë ndryshon ndonjëherë,”– shkroi ai në Twitter.

Ndërsa Ek nuk sqaroi se sa ofroi, raportet e mediave britanike në atë kohë pretendonin se oferta vlente rreth 1.8 miliardë funte (2.5 miliardë dollarë). Por Stan dhe Josh Kroenke lëshuan një deklaratë të përbashkët në prill, duke këmbëngulur se nuk do të hiqnin dorë nga kontrolli i Arsenalit.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “topçinjve” arsenalit josh kroenke stan dhe josh kroenke suedezi daniel ek themeluesi i “spotify” thierry henry “topçinjve” arsenalit josh kroenke stan dhe josh kroenke suedezi daniel ek themeluesi i “spotify” thierry henry

Sondazh

Poll