Sport

Jesus: “Edhe pa Messin, Barcelona është ndër ekipet më të forta në botë”

28 Shtator 2021, 16:38 Nga DOSJA
Jesus: “Edhe pa Messin, Barcelona është ndër ekipet më

PORTUGALI – Jorge Jesus, trajneri i Benfica, foli në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së Champions League me Barcelonën: “Edhe pa Messin, Barcelona vazhdon të jetë një nga ekipet më të forta në botë. Ata kanë një lojë të nivelit shumë të lartë, kanë humbur vetëm një ndeshje, me Bayernin.

Nëse më pyesni, nëse çdo skuadër në botë është më e fortë me Messin, përgjigjja është po. Por nesër, ne do të gjejmë një kundërshtar me lojtarë të mëdhenj, që do të na vënë në vështirësi, ata duan ta fitojnë Champions League”.

Pastaj ai hyri në vlerësimet taktike: “Ne e dimë se pika e fortë e Barcelonës është sulmi pozicional, duke filluar nga zona e ndërtimit. Ne duhet t’i bëjmë gjërat të vështira për ta, por gjithmonë duke mos rrezikuar idenë tonë të lojës.

Vite më parë, që kur Cruijff ishte trajner, Barcelona e ka fituar këtë mënyrë specifike të lojës, që tashmë e ka imponuar në sistemin zinxhir. Mund të ketë ndryshuar pak me lojtarët e ndryshëm të mëdhenj që ata kishin, por kjo është ajo filozofia e tyre. Nëse duam të fitojmë, duhet t’i pengojmë ata”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayernin champions league me barcelonën cruijff jorge jesus messin trajneri i benfica bayernin champions league me barcelonën cruijff jorge jesus messin trajneri i benfica

Sondazh

Poll