Sport

Mirabelli për Donnarummën: “Zgjodhi PSG? Raiola, të gjejë një zgjidhje”

28 Shtator 2021, 16:23 Nga DOSJA
Mirabelli për Donnarummën: “Zgjodhi PSG? Raiola, të

ITALI – Massimiliano Mirabelli, ish-drejtor sportiv i Milanit, ka folur për mikrofonat e “1 Football Club” në Station Radio: “Ishte emocionuese të shikoje golin e Daniel Maldinit, e kam parë që fëmijë. Ndoshta përballja me babanë dhe gjyshin e tij e lëndon atë, por ai ka karakteristikat për të bërë mirë te kuqezinjtë.

Donnarumma? Mund të thuash shumë gjëra. Unë nuk e di cilat ishin arsyet e vërteta për mos-rinovimin, por ishte një humbje për të gjithë. Unë ëndërroja që Gigi mund të bëhet flamuri i Milanit, duke thyer të gjitha rekordet. Unë besoja se Juventusi nuk do ta linte të ikte, nuk e kuptoj se si iku në Francë.

Nuk mendoj se ishte një zgjedhje e traditës së futbollit, sepse PSG nuk është në nivelin e kuqezinjve. As edhe një zgjedhje teknike, sepse Navas është përpara tij për momentin. Sigurisht që dora e Raiolas ka peshuar shumë. Megjithatë, menaxheri tani duhet të gjejë një zgjidhje për të, sepse djali është portieri më i fortë në botë dhe ka nevojë për të luajtur”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ish-drejtor sportiv i milanit massimiliano mirabelli ish-drejtor sportiv i milanit massimiliano mirabelli

Sondazh

Poll