Bota

Dha alarm të rremë për bombë para qeverisë së Maqedonisë së Veriut, arrestohet një person

28 Shtator 2021, 18:56 Nga DOSJA
Dha alarm të rremë për bombë para qeverisë së

MAQEDONIA E VERIUT- Një person është arrestuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut pasi dha aralm për bombë para ndërtesës së qeverisë maqedonase. Alsat.mk shkruan se një person me iniciale I.M në Shkup me telefon alarmoi autoritetet duke thënë se një gjatë vizitës së Presidentes se Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të aktivizohet një pajisje shpërthyese.

Pas kësaj telefonate, autoritetet morën të gjitha masat e duhura, duke kontrolluar dhe monitoruar vendin, ku ishte raportuar për pajisjen shërthyese. Pas kontrolleve, është përcaktuar se raporti është i rremë.

Pas kësaj, ai u arrestua, ndërkohë që vizita dhe aktivitetet e Presidentes së KE-së kanë vazhduar sipas axhendës së planifikuar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni alarm per bombe ne shkup ursula von der leyen ursula von der leyen ne shkup alarm per bombe ne shkup ursula von der leyen ursula von der leyen ne shkup

Sondazh

Poll