Bota

Ardhja e talibanëve në pushtet, të burgosurit e lirë vihen në ndjekje të ish-gjyqtareve që i kanë dënuar: Do marr hakun

28 Shtator 2021, 16:25 Nga DOSJA
Ardhja e talibanëve në pushtet, të burgosurit e lirë vihen

AFGANISTAN- Gjyqtaret , të cilat kërkuan të drejta për gratë në Afganistan janë fshehur për shkak të frikës së sundimit taliban. BBC shkruan se më shumë se 220 gjyqtare janë vendosur në vende sekrete në Afganistan, në mënyrë që mos të dhunohen apo vriten nga talibanët.

Gjatë prej gjyqtareve të fshehura, në anonimitet të plotë folën në lidhje me situatën që ato ndodhen. Një prej tyre e quajtur Masooma, e cila ka dënuar qindra burra për dhunë ndaj grave, përfshirë përdhunimin, vrasjen dhe torturën, e kanë kërcënuar me vdekje, për dënimet që ka dhënë.

“Ishte mesnatë kur dëgjuam se talebanët kishin liruar të gjithë të burgosurit nga burgu. Menjëherë ne ikëm. Ne lamë shtëpinë tonë dhe gjithçka pas. Duke udhëtuar me makinë jashtë qytetit, unë mbaja një burka, kështu që askush nuk do të më njihte. Për fat të mirë, ne i kaluam të gjitha pikat e kontrollit të talebanëve,” tha ajo.

Disa muaj më parë, para marrjes nën kontroll të talebanëve, Masooma po vendoste një çështje që po hetonte një anëtar të grupit për vrasjen brutale të gruas së tij. Pasi e shpalli fajtor, Masooma e dënoi burrin me 20 vjet burg.

“Unë ende mund ta shoh imazhin e asaj gruaje të re në mendjen time. Ishte një krim brutal. Pasi përfundoi çështja, krimineli u afroi dhe më tha: Kur të dal nga burgu, do të bëj me ty atë që i bëra gruas sime. Në atë kohë nuk e mora seriozisht. Por që kur talebanët morën pushtetin, ai më ka telefonuar shumë herë dhe më ka thënë se i ka marrë të gjitha informacionet e mia nga zyrat e gjykatës. Ai më tha: Unë do të të gjej dhe do të marr hakun tim,” tha Masooma.

Menjëherë pasi u larguan, fqinjët e saj i dërguan mesazhe për të thënë se disa anëtarë të talebanëve kishin mbërritur në shtëpinë e saj të vjetër.

Në lidhje me këto akuza, zëdhënësi i talebanëve Bilal Karimi tha: Gjyqtarët femra duhet të jetojnë si çdo familje tjetër pa frikë. Askush nuk duhet t’i kërcënojë ato. Njësitë tona speciale ushtarake janë të detyruara të hetojnë ankesa të tilla dhe të veprojnë nëse ka shkelje.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjyqtaret afgane talibanet pushtojne afganistanin gjyqtaret afgane talibanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll