Bota

Zgjedhjet vendore në Itali, shqiptarja Silvana Xheneti garon për këshilltare bashkiake

28 Shtator 2021, 16:06 Nga DOSJA
Zgjedhjet vendore në Itali, shqiptarja Silvana Xheneti garon për

ITALI- Shqiptarja Silvana Xheneti, e cila jeton në Itali do të garojë në zgjedhjet vendore, të cilat mbahen këtë fundjavë. Ajo do të garojë për të qenë këshilltare komune në Roseto degli Abruzzi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë me dije kandidaturën e saj, duke shtuar se do të jetë në mbështetje të Sabatino Di Girolamo.

Postimi i Silvanës:

Zgjedhjet Komunale 3 dhe 4 Tetor 2021, Roseto degli Abruzzi. Pas një eksperience dhe angazhimesh shumëvjeçare dhe si një eksponent i komunitetit shqiptar në Itali, është një nder për mua të përballem me këtë sfidë në territorin Rosetan, të jem pjesë e tij në listën qytetare në mbështetje të kryetarit Sabatino Di Girolamo, për të ofruar kontributin tim dhe të gjithë trashëgiminë e përvojave të mia të mëparshme në Këshillin Bashkiak të qytetit të Roseto. Ata që duan të më besojnë dhe të më japin preferencën e tyre shkruajnë Silvana Xheneti

Këtë fundjavë, Italia voton për zgjedhjet vendore në 1157 komuna, në të cilat 12 italian do të votojnë për kryetarët e komunave si dhe për këshilltarët bashkiakë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora silvana xheneti zgjedhjet vendore ne itali silvana xheneti zgjedhjet vendore ne itali

Sondazh

Poll