Von der Leyen në Shkup: Situata mes Kosovës dhe Serbisë më shqetëson, është e rëndësishme që gjërat të mos përshkal
28 Shtator 2021, 17:26Nga DOSJA
SHKUP- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës në Shkup. Von Der Leyen, u ka kërkuar të dy palëve që të mos përshkallëzojnë krizën dhe të ulen në tryezën e bisedimeve. Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian ka një histori të gjatë duke ndërtuar dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik.
“Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Kur filluam 70 vjet më parë dhe pas një pjese të tmerrshme të historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore, duhej shumë dialog dhe bashkëpunim që plagët të shëroheshin për të ndërtuar miqësinë dhe bazuar në besimin erdhi pajtimi. Nevojitet një tryezë negociatash ku të flasim për probleme”, tha Von Der Leyen.
Pas fjalës së Von Der Leyen, kryeministri Zaev, u shpreh se dy udhëheqësit duhet të ulen në tryezë dhe të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve. Ai gjithashtu përsëriti se Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë për Ballkanin Perëndimor.
“Unë mbetem një mbështetës i fuqishëm i dialogut. Udhëheqësit duhet të ulen në tryezë dhe diskutojnë për zgjidhjen e problemeve. Unë jam i bindur se ne duhet t’i përdorim të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, bashkëpunim dypalësh. E përsëris, Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë në Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që Presidentja e Komisionit do të ketë fokus të agjendës së saj Ballkanin Perëndimor. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka në shtëpi. Ne jemi miq me të gjithë fqinjët dhe kështu do të vazhdojmë”, ka deklaruar Zaev.
SHKUP- Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është treguar optimist për të arrirë një marrëveshje me Bullgarinë deri në fund të këtij viti. Në një deklaratë të përb...
KOSOVË – Tensionet e krijuara në veriun e Kosovës pas vendimit të Kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë kanë hyrë ...
SHKUP- Presidentja e Komisionit Evropian gjatë vizitës në Shkup, ka thënë se qëllimi i KE-së është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë procesin e pr...
BRUKSEL –Përmes një komunikate të përbashkët Vladimir Bilchik, Viola von Cramon, Tanja Fajon dhe Romeo Francu kanë shprehur shqetësimet e tyre për tension...
MAQEDONIA E VERIUT- Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut mund të zgjasë edhe për një kohë, pasi sipas Entit të Statistikës, ka ngecje të procesit në ...
AFGANISTAN- Gjyqtaret , të cilat kërkuan të drejta për gratë në Afganistan janë fshehur për shkak të frikës së sundimit taliban. BBC shkruan se më shumë se 220 ...
ITALI- Shqiptarja Silvana Xheneti, e cila jeton në Itali do të garojë në zgjedhjet vendore, të cilat mbahen këtë fundjavë. Ajo do të garojë për të qenë këshillt...
Të martën Pheniani zhvilloi një tjetër provë me raketë, e treta brenda një muaji. Prova u krye disa minuta para se ambasadori i Koresë së Veriut të mbante një f...