Bota

Po qëndrojnë prej nëntë ditësh në kufi, Vuçiç falenderon protestuesit

28 Shtator 2021, 16:17 Nga DOSJA
Po qëndrojnë prej nëntë ditësh në kufi,

SERBI – Presidenti i  Serbisë, Aleksander Vuçiç ka falenderuar protestuesit serbë, të cilët po qëndrojnë prejt nëntë ditësh në veri të Kosovës, ku dhe kanë bllokuar të dyja pikat kufitare.

Vuçiç ka thënsë në tvPink se Serbia i mbështet protestuesit dhe i falenderon për sakrificën në këto ditë të vështira.

“Për gjithçka që kemi, për progresin që kemi bërë e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi shfaqur që ne kemi fuqi të mjaftueshme, energji të mjaftueshme, dituri dhe besim në vetvete. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Bernjak, Serbia është me ju”, ka thënë ai.

Protestuesit serbë kanë bllokuar prejt nëntë ditësh të dyja pikat kufitare, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

LAJMI KRYESOR: Dita e nëntë! Tensionet në veri të Kosovës, ndërkombëtarët shtojnë thirrjet për dialog, situata ngelet e tensionuar

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves vuçiç falenderon protestuesit dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves vuçiç falenderon protestuesit

Sondazh

Poll