Bota

“Refuzuan ofertën e KFOR, treguan qëllimet e vërteta” Ministri i Brendshëm i Kosovës flet për situatën në veri

28 Shtator 2021, 16:50 Nga DOSJA
“Refuzuan ofertën e KFOR, treguan qëllimet e vërteta”

KOSOVË – Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ka dalë në një deklaratë ditën e sotme, ku është ndalur në tensionet e krijuara në veri. Ai ka ritheksuar edhe një herë rolin e Njësisë Speciale si një mbrojtëse e policisë kufitare dhe ka folur dhe për ofertën e KFOR, e cila ështe refuzuar nga banorët serbë që janë duke protestuar atje.

Ai tha se pala kosovare e ka pranuar ofertën që KFOR-i ka bërë për t’u larguar Njësia Speciale, por kanë qënë banorët serbë ata që kanë refuzuar, e kjo sipas tij  tregon qëllimet e tyre të verteta përsa i përket tensionimit të situatës.

“KFOR-i ka ofruar angazhime shtesë dhe sigurimin e pikave kufitare me forca shtesë, ne kemi thënë se me largimin e barrikadave prezenca e Njësisë Speciale është e panevojshme, por edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar nga këto elemente ekstremiste dhe me këtë refuzim këta kanë dëshmuar se nuk janë të brengosur me praninë e Njësisë Speciale, por qëllimet e tyre janë thellësisht politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë”, ka deklaruar Sveçla.

LAJMI KRYESOR: Dita e nëntë! Tensionet në veri të Kosovës, ndërkombëtarët shtojnë thirrjet për dialog, situata ngelet e tensionuar

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves xhelal sveçla dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves xhelal sveçla

Sondazh

Poll