Bota

Dita e nëntë! Tensionet në veri të Kosovës, ndërkombëtarët shtojnë thirrjet për dialog, situata ngelet e tensionuar

28 Shtator 2021, 15:49 Nga DOSJA
Dita e nëntë! Tensionet në veri të Kosovës,

KOSOVË – Tensionet e krijuara në veriun e Kosovës pas vendimit të Kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë kanë hyrë në ditën e tyre të nëntë.

Dita e sotme nuk është shoqëruar nga incidente dhe ndërkombëtarët i kanë shtuar thirrjet e tyre për deskalim të situatës. Reagime në mbështetje të Serbisë kanë ardhur nga Rusia, përfaqësues të së cilës e kanë quajtur Kosovën fajtore dhe kanë thënë se po kërkojnë të kontrollojnë të gjithë teriitorin. Ndërkohë EULEX ka deklaruar se është I gatshëm të bashkëpunojë me KFOR për të ruajtur qetësinë në veri.

Kosova dhe Serbia pritet të takohen së bashku në Bruksel ditën e nesërme, më 29 shtator për te diskutuar mbi vazhdimin e bisedimeve mes tyre, të udhëhequra nga Bashkimi Europian.

Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme vendosen në xhamat para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futeshin lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë. Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves

Sondazh

Poll