Bota

BE: Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje urgjente për qetësimin e situatës

28 Shtator 2021, 16:32 Nga DOSJA
BE: Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje urgjente për

BRUKSEL –Përmes një komunikate të përbashkët Vladimir Bilchik, Viola von Cramon, Tanja Fajon dhe Romeo Francu kanë shprehur shqetësimet e tyre për tensionet në veri të Ksovës dhe kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje imediate për të dëëskaluar konfliktin.

“Duam të shohim tërheqjen e menjëhershme të të gjitha njësive speciale të policisë dhe largimin e bllokadave në rrugë. Ne duhet të ndalojmë aksionet dhe provokimet, gjithashtu edhe retoriken nxitëse, të cilat mund të nxisin tensionet dhe të ndikojnë në jetesën e komuniteteve lokale”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Kërkohet nga liderët në Beograd dhe Prishtinë që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë që të zgjedhin të gjitha problemet ekzistuese, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes” janë thënë në deklarata.

Kurse Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar nëpërmjet një postimi ne twitter ku ka kërkuar një zgjedhje të menjëhershme.

“Serbia dhe Kosova duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për situatën e krijuar, në mënyrë që të ketë siguri për të gjithë qytetarët”, ka thënë Cramon përmes një postimi në Twitter.

‘Serbia and Kosovo must urgently find a peaceful and sustainable solution in order to ensure the security and safety of all citizens.’

Joint statement with @VladoBilcik, @tfajon & @RomeoFranz1 ? https://t.co/CvtB22zPFq

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) September 28, 2021

LAJMI KRYESOR: Dita e nëntë! Tensionet në veri të Kosovës, ndërkombëtarët shtojnë thirrjet për dialog, situata ngelet e tensionuar

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves viola von cramon vladimir bilchik dita e nente e tensionit ne veri veriu i kosoves viola von cramon vladimir bilchik

Sondazh

Poll