Sport

Pochettino mbron ish-yllin e Barçës: “Messi është njeri si ne, le t’i japim kohë”

28 Shtator 2021, 08:59 Nga DOSJA

FRANCE – Mauricio Pochettino, trajneri i Paris Saint-Germain, ka folur për Lionel Messin dhe e ka mbrojtur atë. “Pleshti” në këto ndeshje të para me francezët, ende nuk ka arritur të shënojë, duke luajtur në 3 prej tyre, por në njërën si zëvendësues:

“Ne po flasim për lojtarin më të madh në botë, por ju duhet të kuptoni se ai është një njeri si ne. Ai duhet të përshtatet me klubin e ri, si me familjen e tij në një kontekst të ri, me një kulturë të re. Ka shumë faktorë. Ne duhet t’i lëmë njerëzit dhe lojtarin të punojnë në mënyrë që ai të ndihet si në shtëpi.

Pas njëzet vitesh që ka jetuar në Barcelonë, është logjike që ai të ndihet si në shtëpi atje. Tani është normale që gjithçka është ndryshe. Ai ka me ne një kohë shumë të shkurtër dhe do t’i duhet kohë dhe punë për t’u me njohur lojtarët. Sigurisht gjërat do të shkojnë mire, duke shpresuar se do të sjellë sukseset që klubi dëshiron prej tij”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelone lionel messin mauricio pochettino trajneri i paris saint-germain barcelone lionel messin mauricio pochettino trajneri i paris saint-germain

Sondazh

Poll

Sport 27 Shtator 2021, 19:04

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier Lea...