Sport

Milan-Atletico, Suarez dhe “mallkimi” i 6 viteve pa gol jashtë…

28 Shtator 2021, 09:26 Nga DOSJA
Milan-Atletico, Suarez dhe “mallkimi” i 6 viteve pa gol

ITALI – Sulmuesi uruguajan Luis Suarez do të jetë një nga rreziqet më të mëdha për Milanin sonte teksa shënon kthimin e kuqezinjve në “San Siro” për Champions League.

“Il Pistolero”, protagonisti i madh i fitores së bardhekuqve në LaLiga, ka shfaqur probleme për disa vite në turneun më të madh kontinental, veçanërisht në ndeshjet jashtë.

Goli i fundit i shënuar në kampin kundërshtar daton më 16 shtator 2015, në një ndeshje Roma-Barcelona, ​​e cila përfundoi 1-1 dhe që ishte e vlefshme për fazën e grupeve.

Që nga ajo kohë, pra 6 vite më parë, Luis Suarez ka 26 ndeshje jashtë fushe pa shënuar, pa llogaritur golin e shënuar në Barcelona-Bayern 2-8, të luajtur në Lisbonë më 14 gusht 2020.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league laliga luis suarez roma-barcelona san siro champions league laliga luis suarez roma-barcelona san siro

Sondazh

Poll

Sport 27 Shtator 2021, 19:04

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier Lea...