Sport

Rasti i çuditshëm! Ibra i dëmtuar me Milanin, por thirret nga Suedia…

28 Shtator 2021, 13:59 Nga DOSJA
Rasti i çuditshëm! Ibra i dëmtuar me Milanin, por thirret nga

SUEDI – Zlatan Ibrahimovic do të jetë përsëri në dispozicion të kombëtares suedeze. Sulmuesi i Milanit edhe pse i dëmtuar, është përfshirë në listën e përfaqësueses nordike për ndeshjet e radhës kundër Kosovës dhe Greqisë, të dyja të vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2020”.

Ibra, pasi u largua nga ekipi kombëtar, ishte thirrur përsëri në mars, pavarësisht se ai më pas e humbi përsëri “Euro 2020”, për shkak të lëndimit. Tani trajneri Janne Andersson ka vendosur ta thërrasë atë përsëri, pavarësisht se nuk ishte në dispozicion të Milanit.

Ndërkohë Janne Anderson, në një konferencë për shtyp, ka sqaruar edhe arsyet e thirrjes së Ibrahimovic, pavarësisht se ai ende nuk është gati për Milanin: “Vendosa ta thërrisja sepse besoj dhe shpresoj se ai mund të përfshihet dhe të kontribuojë në ekipi. Sapo është kthyer nga një dëmtim, por ai po përparon nga dita në ditë. Ai do të jetë me ne kur të mblidhemi së bashku javën e ardhshme.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kupën e botës “katar 2020” sulmuesi i milanit trajneri janne andersson zlatan ibrahimovic kupën e botës “katar 2020” sulmuesi i milanit trajneri janne andersson zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll