Sport

Tuchel: “Kanté pozitiv me Covid. Kam frikë nga krenaria e Juves”…

28 Shtator 2021, 14:19 Nga DOSJA
Tuchel: “Kanté pozitiv me Covid. Kam frikë nga krenaria e

ANGLI – Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur me skuadrën para se të niset për në Torino dhe paralajmëron për kujdes ekipin e tij në prag të ndeshjes të së mërkurës ndaj Juventusit. “Eshtë një klub i madh me shumë përvojë në Champions League. Ata kishin disa probleme në fillim të Serie A, por kanë bërë mirë në Champions League. Ata kanë disa mungesa si ne, por duhet të kemi respekt të madh për ta”,- ka thënë fillon trajneri gjerman i “bluve” të Londrës.

Më pas, ai shpjegon edhe mungesën e Kantes: “Ai rezultoi pozitiv për Covid-19”. Kështu hapet debati për vaksinat për futbollistët: “Nuk e di, ne jemi thjesht një pasqyrim i shoqërisë. Lojtarët janë të rritur dhe janë të lirë të zgjedhin”. Mesfushori francez nuk do të jetë i vetmi që mungon në ndeshjen në “Allianz Stadium”: Pulisic, Mount dhe James gjithashtu nuk do të jenë të gatshëm për shkak të dëmtimeve.

“Ka pritje të mëdha për ndeshjen, – pranon Tuchel. – Sezonin e kaluar ne nuk ishim favorite, por u përmirësuam lojë pas loje, tani dukemi një pretendent i vërtetë. Tani, padyshim ishte më e lehtë të na bëni favoritët, ne kemi përvojë dhe kjo do të thotë se ka më shumë prestigj dhe motivim për të luajtur kundër nesh. Ne duhet ta pranojmë ”.

A është Juve më i dobët pa Cristiano Ronaldon? “Koha do të tregojë nëse ata janë dobësuar apo jo. Por nuk është sekret që çdo ekip pa Cristianon, në disa pjesë të lojës, është më i dobët. Sidoqoftë, ata kanë një listë të madhe dhe lojtarë. Eshtë hera e parë që përballem me Juventusin në këtë kompeticion: ata do të jenë një kundërshtar i vështirë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league cristiano ronaldon kante thomas tuchel trajneri i chelsea champions league cristiano ronaldon kante thomas tuchel trajneri i chelsea

Sondazh

Poll