Sport

“Lufta” vazhdon, UEFA apelon vendimin e Gjykatës së Madridit, nuk e njeh…

28 Shtator 2021, 09:57 Nga DOSJA
“Lufta” vazhdon, UEFA apelon vendimin e Gjykatës së

ZVICER – Disa orë pas anulimit të procedurave disiplinore kundër tre klubeve të mëdhenjve, ende të bashkangjitur në trenin Superlega (Barcelona, ​​Juventus dhe Real Madrid), UEFA ka paraqitur një mocion ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Madridit, e cili u shpreh se UEFA duhet të tërhiqte sanksionet kundër klubeve të famshme rebele.

Nga Nioni, në një deklaratë për shtyp, organi më i lartë i futbollit kontinental bëri të ditur se kishte vepruar gjithmonë me mirëbesim dhe se nuk e njihte vendimin e gjyqtarit Ruiz de Laraj të Gjykatës së kryeqytetit spanjoll, prandaj dhe kishte kërkuar ndihmë në Gjykatën Krahinore.

Në deklaratë, flitet hapur për parregullsi të konsiderueshme në vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Madridit dhe specifikohet, nëse është e nevojshme, që çdo klub që përsëri vendos të organizojë ngjarje jashtë përkujdesjes së UEFA-s do të ndëshkohet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll