Politike

Anulimi i 30 qershorit, Wadephul: Duhet pajtim mes partive, të gjithë të pranojnë vendimin e Metës

9 Qershor 2019, 13:36 Nga DOSJA
Anulimi i 30 qershorit, Wadephul: Duhet pajtim mes partive, të gjithë

GJERMANI- Nën kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, ka reaguar pas vendimit të Ilir Metës për anulimin e datës 30 qershor.

Në një reagim në Wadephul, shkruan se tashmë në Shqipëri ka një situatë të re dhe se partitë duhet të pranojnë.

Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania”, shkruan deputeti gjerman.

Një ditë më parë pak pas nisjes së protestës së opozitës, Presidenti anuloi dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të caktuar më 30 qershor. Kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale kanë dhënë sinjalin që për ta 30 qershori është i pakthyeshëm. Rama vijoi sot fushatën e tij elektorale në Burrel. Ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha, dhe PDIU-ja ka mbështetur vendimin e presidentit Ilir Meta. Në reagimin e tij Basha theksoi se tashmë mungon vetëm largimi i Ramës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta johann wadephul kriza politike shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta johann wadephul kriza politike shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll