Politike

Anuloi zgjedhjet, Meta konferencë të jashtëzakonshme mëngjesin e të hënës

9 Qershor 2019, 11:55 Nga DOSJA
Anuloi zgjedhjet, Meta konferencë të jashtëzakonshme

TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të mbajë mëngjesin e të hënës një konferencë të jashtëzakonshme. Komnferenca do të zhvillohet në orën 08:00, dhe pritet që Meta të argumentojë arsyet që e shtynë të anulonte dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë më parë pak pas nisjes së protestës së opozitës, Presidenti anuloi dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të caktuar më 30 qershor.

Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme.

Meta u shpreh se anulon datën e zgjedhjeve, por nuk ka dhënë një datë të re. “Argumentet shtjelluese,-theksoi Meta,-“do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.”

Në përmbyllje të deklaratës, Meta zgjodhi të përdorë të njëjtin slogan të opozitës, “Shqipëria si gjithë Evropa!”

Ky vendim i presidentit ka sjellë një valë reagimesh nga palët politike. Kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale kanë dhënë sinjalin që për ta 30 qershori është i pakthyeshëm. Rama vijoi sot fushatën e tij elektorale në Burrel.

Ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha, dhe PDIU-ja ka mbështetur vendimin e presidentit Ilir Meta. Në reagimin e tij Basha theksoi se tashmë mungon vetëm largimi i Ramës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta anulonzgjedhjet shtyhen zgjedhjet edi rama ilir meta meta anulonzgjedhjet shtyhen zgjedhjet

Sondazh

Poll