Politike

Shtyrja e zgjedhjeve, Mesila Doda mbështet Metën: Mundësi e mirë për të gjitha palët

9 Qershor 2019, 11:31 Nga DOSJA
Shtyrja e zgjedhjeve, Mesila Doda mbështet Metën: Mundësi e

TIRANË– Ish-deputetja Mesila Doda mbajti një deklaratë për mediat ku theksoi mbështetjen e saj kundrejt vendimit të Presidentit Ilir Meta në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Doda u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për të gjitha palët që të ulen në dialog.

Më tej Mesila theksoi se të gjitha palët politike, duhet t’i thërrasin arsyes.

“Shtyrja e  zgjedhjeve e vendosur nga Presidenti Ilir Meta është një akt që duhej bërë. Kjo është një mundësi e mirë për të gjitha forcat që të ulen në dialog .

Dialogu, përmes zgjedhjeve të parakohshme duhet të na çojë në një pakt të madh për Shqipërinë. PDIU u bën thirrje të gjitha partive që ti udhëheqë arsyeja,“- tha Doda ndër të tjera.

Një ditë më parë pak pas nisjes së protestës së opozitës, Presidenti anuloi dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të caktuar më 30 qershor.

Kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale kanë dhënë sinjalin që për ta 30 qershori është i pakthyeshëm. Rama vijoi sot fushatën e tij elektorale në Burrel.

Ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha, dhe PDIU-ja ka mbështetur vendimin e presidentit Ilir Meta. Në reagimin e tij Basha theksoi se tashmë mungon vetëm largimi i Ramës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilr meta meta anulon zgjedhjet msila doda presidenti anulon zgjehdjet shtyhen zgjehdjet ilr meta meta anulon zgjedhjet msila doda presidenti anulon zgjehdjet shtyhen zgjehdjet

Sondazh

Poll