Politike

Vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve/ Erjon Braçe: Data nuk ndryshon, ora është e lirë

9 Qershor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve/ Erjon Braçe: Data

TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe është shprehur se data e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk ndryshojnë. Në një status në rrjetet sociale, Bracce u bën thirrje të gjithë qytetarëve në lidhje me zgjedhjet që sipas tij do të zhvillohen më 30 qershor.

“Data nuk ndryshon, Dita nuk ndryshon, Ora e votimit zgjedhje e lire! Shihemi neser, perseri dere me dere!”, shkruan Braçe.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar një ditë më parë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale, teksa sot do të zhvillojë dy takime, në Burrel dhe në Dibër. Ai u përgjigj edhe nga Berati, ku tha se nuk do të tërhiqet, dhe u shpreh se në 30 qershor do të ketë zgjedhje për shqiptarët.

Ndërsa nga ana tjetër, kryedemokrati Basha ka përshëndetur vendimin e Metës, teksa u shpreh se kjo erdhi si rezultat i betejës së protestuesve të opozitës që kërkojnë largimin e Ramës.

(a.m. f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori erjon brace ilir meta shtyrja e zgjedhjeve 30 qershori erjon brace ilir meta shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll