Politike

“Nuli mbetet nul”/ Manjani ironizon Veliajn pas deklaratave në Baldushk: Ligjdashës i madh

9 Qershor 2019, 10:57 Nga DOSJA
“Nuli mbetet nul”/ Manjani ironizon Veliajn pas deklaratave në

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Facebook, lidhur me deklaratat e Veliaj, i cili  tha sot nga Baldushku se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto 4 vite.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan: “Ja dhe ky nuli (hiçi) i bashkisë. Bën sikur merr vesh nga Kushtetuta dhe legjislacioni”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ja dhe ky nuli (hiçi) i bashkisë. Bën sikur merr vesh nga Kushtetuta dhe legjislacioni.

Si tha para ca kohësh? 
“Po të ishte për rregullat e KLSH, nuk do shtroja asnjë metër asfalt. Por unë e shkel ligjin nga dashamirsia mo nga dashamursia…”

Ligjdashës i madh është!

Nuli mbetet nul.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erjon veliaj ylli manjani erjon veliaj ylli manjani

Sondazh

Poll